Humbja e rëndë e pësuar ndaj Liverpulit ishte një kambanë e fortë për Napolin, duke qenë se kampionati nis pas dy javësh dhe duhet të jenë gati. Por, në fillim duhet të luhet ndeshja miqësore ndaj Borusias së Dortmundit.
Pikërisht në prag të kësaj sfide ka folur Hysaj, që është kritikuar jo pak në sfidën e fundit, ku Napoli pësoi pesë gola nga djemtë e Klopit: “Me Liverpulin erdhi një humbje e rëndë, por kemi një trajner të ri dhe duhet të mësojmë disa gjëra”, tha shkodrani për “Sky Sport”.
“Do të arrijmë të përmirësohemi dhe të jemi më të fortë, Ançeloti është një trajner i madh dhe na ka dhanë qetësinë e duhur për të menduar për gabimet që shkaktuam”.
“Borusia? Janë ndeshje të bukura për t’u luajtur, do të jetë stimuluese që të përballemi me lojtarë si Rojs. Eshtë një shnas për të treguar se po përmirësohemi. Kemi një trajner të madh, po na jep forcë dhe duhet të përmirësohemi. Shpresojmë që të përmirësojmë ato dy apo tre gjëra për të cilat kemi folur, do ta shihni në fushë”.