“U keqkuptua sikur e shau nga motra”, Demi tregon nervozizmin e Çinarit dhe sinjal Qeverisë: Si bëni mitingjet, lejoni tifozët…

0

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Kreu i kryeqytetasve ka sqaruar edhe nervozizmin e pakuptueshëm për syrin e publikut të Cinarit në ndeshjen kundër Kastriotit. Pas asistit që dha për Asanin, lojtari i Partizanit është kapur me mbrojtësin kundërshtar duke u tërbuar dhe asnjë prej shokëve të ekipit nuk mundi ta qetësonte.

Gaz Demi ka sqaruar gjithçka teksa shprehet se i gjithi ishte keqkuptim pasi Cinari mendoi se kundërshtari e kishte sharë nga motra. Gjithashtu kreu i Partizanit i ka dërguar sinjal të qartë Qeverisë se duhet t’i lejojë tifozët të distancuar në stadiume ashtu si bën me mitingjet.

“Acarimi i Cinarit? Po fola pak me Olsin për këtë problemin. Cinari ishte keqkuptuar me një lojtar kundërshtar që kishte sharë veten e tij dhe futbollisti ynë e mori ndryshe, sikur e kishte me atë. Cinari e mori sikur e ka sharë nga motra. Ai ka vetëm një motër dhe e ka disi pa qejf këto kohë dhe prandaj është acaruar kaq shumë.

Pandemia? Minimumi na ka marrë 200 mijë euro, si ne edhe Tiranës pasi u inaguarua “Air Albania”. Minimumi na janë marrë 200 mijë euro që mos të them më shumë. Rrogat te Partizani? Ka pasur pak vonesa, një muaj ose një muaj e gjysëm, po janë marrë pagat. Në Shqipëri jetojmë dhe dihen problemet, nuk duhet të fshihemi. Dihen problemet ekonomike edhe nga pandemia. Por këta le ti lejojnë tifozët në stadiume me distanca si po bëjnë këto mitingjet politike”, tha Demi. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.