Stiven Shpendi është prezantuar sot përpara mediave si lojtari më i ri i Empolit. Sulmuesi shqiptar ka bërë një kapërcim të madh nga Seria C në Serinë A dhe për këtë arritje ndihet i lumtur. Shpendi ka zbuluar se në momentin e transferimit te klubi toskan ka marrë një mesazh urimi nga Kristjan Asllani.
“Jam i kënaqur me gjithë këtë entuziazëm dhe vëmendje që më është kushtuar. Po, shumë skuadra më donin, por nuk kisha dyshime për pranimin e këtij ekipi. Mendimi im i vetëm ishte të vija këtu, pashë se si punojnë me të rinjtë dhe mendova se ishte alternativa më e mirë. Kam qenë shumë i kënaqur që Asllani, ditën që kam firmosur, më ka dërguar një mesazh për të më uruar fat”, ka deklaruar Stiven Shpendi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/