U eliminua nga Liga e Konferencës, Murinjo tallet në prag të derbit: Nuk ka një kompeticion të tretë për Lacion tani?

Roma ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Europës. Zhoze Murinjo ka folur për “Sky Sports” pas përfundimit të ndeshjes kundër Real Sociedadit, ku ka thumbuar Lacion në prag të derbit. Bardhekaltrit u eliminuan fillimisht nga Liga e Europës, ndërsa sot janë eliminuar edhe nga Liga e Konferencës. Lidhur me këtë fakt, trajneri i Romës ka bërë ironi, duke pyetur nësë do të ketë një kompeticion të tretë për Lacion në Europë.

“Për mua ka skuadra që nuk duhet të jenë këtu. Nëse një ekip i ardhur nga Liga e Kampionëve do të fitonte, nuk do të kishte të njëjtin kuptim si për ne. Lacio nuk do të ketë një kompeticion të tretë tani, apo jo? Eh, kështu është, fatkeqësisht”, ka deklaruar Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online