“Prisja më shumë nga Xhuliano”! Trajneri i Metz-it kritikon Skukën: Duhet të mësojë si merret pishtari nga stoli

Përshtatja e Xhuliano Skukës në kampionatin francez po merr kohën e saj, teksa lojtari shqiptar nuk e ka fituar ende vendin e titullarit në radhët e Metz-it. Sulmuesi shqiptar ka dalë jashtë pritshmërive trajnerit, i cili në një konferencë për shtyp ka kritikuar në një farë mënyrë ish-sulmuesin e Partizanit. Boloni është shprehur se priste më tepër nga Skuka, për të cilin jep mesazhin se një lojtar zëvendësues duhet të dijë si të zërë vendin e tij në skuadër.

“Prisja më shumë nga Xhuliano, i cili mund të kishte sjellë më shumë rrezik. Përshtatja e tij po shkon me vështirësi, por ai ka luajtur pak deri tani. Një zëvendësues duhet të dijë të marrë pishtarin dhe të sjellë akoma më shumë energji. Më pelqen qendrueshmëria, por gjithçka varet nga ndjenjat e mia personale. Ndonjëherë ka një ndryshim midis asaj që do të doja të  bëja dhe  asaj që mund të bëja. Përvoja nuk varet domosdoshmërisht nga mosha”, ka deklaruar Laszlo Boloni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online