Arsyeja e veçantë që fshihet pas festimit të Granit Xhakës, një dedikim për vajzën e tij

Granit Xhaka ka gjetur rrugën e rrjetës në përballjen që Arsenali është duke zhvilluar kundër Sportingut të Lisbonës, të vlefshme për raundin e të 16-ve në Ligën e Europës. Menjëherë pas shënimit të golit mesfushori i “topçinjve” ka festuar në një mënyrë të pazakontë. Ai ka vendosur dorën përpara hundës së tij, duke bërë kureshtarë tifozët për këtë festim. Por arsyeja që fshihet pas këtij veprimi lidhet vajzën e tij të vogël. Është bashkëshortja e Xhakës, Leonita, ajo e cila përmes një postimi në “Instagram” ka shpjeguar gjithçka.

“Gol për Ajnën, ai e premtoi. Të duam babai më i mirë”, shkruan Leonita Xhaka bashkëngjitur fotos së Granitit duke festuar golin e tij. Pak minuta më pas, bashkëshortja e mesfushorit shqiptar ka shpërndarë edhe një foto të vajzës së saj, e cila përsërit gjestin e bërë nga 30-vjeçari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online