U detyrua të shiste aksionete Chelsea-t, ekipi serb i bën ofertë Abramovich-it: Të bëjmë nder dhe të ofrojmë aksionet e klubit

Roman Abramovich u detyrua të nxjerrë në shitje aksionet e tij te Chelsea për shkak se kishte lidhje të afërta me Vladimir Pu.tinin dhe Anglia vendosi ta shpallte të padëshiruar. Ndërkohë një ofertë e re i vjen nga Serbia. Klubi i Petkas që luan në ligat inferiore serbe ka bërë një postim ironik në faqen e vetë zyrtare në rrjetet sociale, ku i ofron manjatit rus 49% të aksioneve të klubit.

“I dashur Roman, për shkak të situatës së re në botë dhe vendimit tuaj për të shitur klubin tuaj nga ‘Stanford Bridge’, menaxhmenti i FC Petka simpatizon me emocionet tuaja dhe ne dëshirojmë t’ju bëjmë një nder dhe të ofrojmë 49% të aksioneve të klubit”, shkruan klubi i Petkas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *