VIDEO/ Interi rikthehet me festival golash, zikaltrit shkatërrojnë Salernitanën dhe rimarrin kreun

Interi rikthet përsëri te fitorja dhe diçka të tillë e arrin me festival golash. Pas pesë ndeshjesh pa fitore, tashmë zikaltrit marrin tre pikët kundër Salernitanës. Ekipi i Inzagit shkatërron skuadrën nga Salerno me rezultatin 5-0.

Lautaro Martinez shkëlqen me një hat-trick. Argjentinasi ka tundur rrjetën tre herë, duke shënuar në minutat e 22-të, 40 dhe 56. Ndërkohë protagonist ka gjenë edhe Xheko, i cili mban autorësinë e një dopiete, duke realizuar në minutën e 64-t dhe të 69. Interi fiton kështu tre pikë të rëndësishme, duke rimarrë kreun e Serisë A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online