“Broja tashmë është pjekur, po përmirësohet”, Reja vlerëson talentin shqiptar dhe zbulon emrin e ri që i bashkohet Kombëtares

Edi Reja ka dhënë një intervistë për “Top Channel”, ku ka folur për Kombëtaren shqiptare. Trajneri i kuqezinjve ka komentuar për përjashtimin e Rusisë nga kompeticionet e UEFA-s, ndërsa më tej ka folur edhe për ndeshjen e radhës kundër Spanjës. Marrëdhënia me Brojën duket se do të përmirësohet, teksa Reja tregon se e ka ndjekur gjatë kësaj kohe dhe vlerëson rritjen e tij. Ndërkohë në fund zbulon edhe një nga emrat e rinj që do i bashkohet Kombëtares A.

“Duke e parë në këndvështrimin e egoistit, Rusia ishte skuadra pretendente në grupin tonë dhe na vjen shumë mirë që të mos luajmë me ta. Edhe pse më vjen shumë keq për situatën e krijuar. Kjo na jep mundësinë që në qershor të kalojmë më shumë kohë me skuadrën të grumbulluar. Por uroj me të vërtetë që kjo lu.ftë të përfundojë sa më shpejt. Në qytetin tim në Itali, duke qenë se jemi shumë pranë kufirit me Slloveninë, jemi duke pritur familje nga Ukraina. I gjithë rajoni ku jemi ka vendosur të grumbullojë edhe para për të ndihmuar qytetarët e Ukrainës. Ndërkohë unë personalisht kam vënë në dispozicion një nga shtëpitë për ta nëpërmjet shoqatës humanitare KARITAS.

Të luash kundër Spanjës është një gjë shumë e madhe. Në një përballje të tillë shohim se në çfarë pike jemi. Duhet të përpiqemi të përballemi në mënyrë të denjë që t’i tregojmë tifozëve shqiptarë që edhe me kundërshtarë të tillë mund të jemi kompetitivë. Unë tashmë e kam një grup lojtarësh dhe do të vazhdoj përpara me ta. Për shembull Broja konsiderohet si i ri, por tashmë ai është një lojtar i pjekur, po përmirësohet shumë. E kam ndjekur. Do të jetë Asllani një nga emrat e rinj, i cili ka qenë pjesë e ekipit U21. Ai ka fituar vendin e titullarit te Empoli. Ne po punojmë për eliminatoret e Europianit. Këta por edhe të rinjtë e tjerë brenda dy viteve do të përmirësohen dhe do të kemi një ekip më të fortë”, ka thënë Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online