U bë “mollë sherri” mes Milanit dhe Bajernit, prezantohet te Shalke

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Tani është gjithçka zyrtare. Ozan Kabak është prezantuar si përforcimi më i ri i Shalke 04. Mbrojtësi turk u bë “mollë sherri” mes Milanit dhe Bajern Mynih, ekipe që e kërkonin me insistim.

Megjithatë, në fund 19-vjeçari i befasoi të gjithë dhe la Shtutgartin për t’u transferuar te ekipi i Shalkes.

Lojtari, i cili bën edhe rolin e mesfushorit shkatërrues, ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me “Blutë Mbretërorë”, të cilët paguan 15 milionë euro në arkat e Shtutgartit.

Një sasi do t’i shkojë Gallatasarajit, pasi kampionët e Turqisë kishin mbajtur disa përqind të kartonit të mbrojtësit turk, kur e shitën në janar të këtij viti në Bundesligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *