U arrit dakortësia? Fotografia shpreh më shumë se fjalët, Plori tregon drejtimin e Brdariç

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

A do të vazhdojë trajneri Brdariç në krye të Vllaznisë? Pas sezonit fantastik që zhvilloi në kampionat dhe që kulmoi me fitimin e Kupës së Shqipërisë, për teknikun gjerman ka pasur shumë interesime.

Ndërkohë menaxheri i tij, Uliks Kotrri, ka zbuluar arsyen se përse Brdariç nuk po zyrtarizohet ende te Vllaznia. Fillimisht gjermani ka për të marrë dy paga dhe shpërblimin e Kupës, por më kryesorja është fakti se kërkohet rritja e rrogës për vazhdimësinë. Në këtë pikë duhet të bisedohet me stafin drejtues të shkodranëve.

Por si do të vijojë e ardhmja e këtij trajneri? Ndihmësi i tij, Plori, ka postuar një fotografi në rrjetet sociale që shpreh më shumë se fjalët. Duke qenë i bashkuar me Brdariç dhe krahë për krahë, Plori kërkon të dërgojë mesazhin se nuk do të kemi ndarje në merkaton e verës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *