Turqia thërret sulmuesin shqiptar, Manaj përfundon në listën e dy klubeve të elitës turke

Turqia është kthyer në “tokën e premtuar” për futbollistët shqiptarë, duke qenë se shumë prej tyre kërkohen në kampionatin turk, ndërsa disa të tjerë kanë treguar se është kampionati i duhur për të nxjerrë më të mirën e tyre. Listës së gjatë të lojtarëve shqiptar që ndiqen me interes në Turqi i shtohet edhe Manaj. Për fjalë për sulmuesin 21-vjeçar që luan në “IPKO Superliga” të kosovës, i cili duket një talent premtues që nuhatja e golit nuk i mungon.

Kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni, prandaj Goztepe dhe Denizlispor po përpiqen të shfrytëzojnë këtë mundësi. Të dyja klubet janë në elitën e Turqisë dhe synojnë që sulmin t’ja besojnë Arb Manajt. Sipas “Medyaege”, lojtarët e huaj të Goztepes kanë refuzuar uljen e pagave, prandaj klubi po kërkon të gjedhë zgjidhje te lojtarë të tjerë të rinj e të talentuar, të cilët mund t’i sigurojnë cilësi në fushën e lojës, por njëkohësisht mund t’i kursejë disa para. Gjithashtu emri i Manajt është edhe në listën e Denizlispor, që nuk dëshiron të ketë shkrutim të numrit të golave sezonin e ardhshëm, prandaj sulmuesi shqiptar duket një bast i duhur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online