“Hulku i Osijekut“/ Media kroate vë theksin te sjellja e Grezdës: Një bombë që ecën, duke gjuajtur dhe pështyrë kundërshtarët

Eros Grezda është bërë kryefjala e mediave në Kroaci, por për një gjest aspak të hijshëm që nuk i shkon një profesionisti. Sulmueis shqiptar do të godiste lojtarin kundërshtar pas përfundimit të takimit kundër Rijekës, duke krijuar kështu një vorbull mediatike. Tre muaj pritje për futboll dhe në Kroaci hapja vjen me një veprim të tillë. Nisur nga sjellja e tij “24sata.hr“ gërmon në të shkuarën e Grezdës dhe tregon për të gjithë se veprime të tilla nuk janë diçka e re për të.

Gjithçka daton që në kohën kur lojtari kuqezi mbante veshur fanellën e Lokomotivës së Zagrebit. Zëvendësimi i trajnerit pas një paraqitje të dobët do të ndizte zemërimin e Grezdës, i cili do të hiqte fanellën e tij dhe do e plaste përtokë duke e shoqëruar veprimin edhe me sharje. Për të kaluar më pas te “njolla“ në aventurën aspak pozitive te Rangers. Sulmuesi shqiptar do të aktivizohej me ekipin e të rinjve, megjithatë nervat nuk i mbanin më dhe gjatë lojës pështyn një nga futbollistët kundërshtar. Një gjest ky i papranueshëm që vulosi përfundimisht fatin e tij te gjigantët skocezë, ndërsa kapiteni i të rinjve të Rangersit tërësisht i prekur nga gjesti shkon të kërkojë falje te ekipi kundërshtar.

E për të ardhur te ngjarja më e freskët, ku me goditjen që i dha Colak, media në fjalë i vendos edhe nofkën “hulku i Osijekut“. Diçka që nuk kishte të ngjarë në futbolli kroat, por sipas tyre për Grezdën duket thjesht një rutinë. “Nga një lojtar i madh dikur dhe i adhuruar nga Gerrard, Grezda është kthyer në një bombë që ecën duke gjuajtur dhe pështyrë lojtarët kundërshtarë“, shkruan “24sata.hr“ për të përshkruar fubollistin e Kombëtares shiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online