Turpi nuk ka fund, Milani poshtërohet edhe në Verona

Një sezon i zi, edhe më i keq se të shkuarit, dhe Milani i kinezëve po bëhetr qesharak. Sot erdhi humbja e radhës, 3-0 në Verona, një fushë e mallkuar, sepse aty Milani ka disa nga kujtimet më të hidhur në historinë e vet.

Në vendet e fundit në renditje, Verona lufton për mbijetesë dhe duket se mjafton të kesh guxim e besim dhe Milanin e mund pa probleme.

Karaçolo në pjesën e parë gjeti golin e parë sezonal, ndërsa në të dytën vijoi spektakli i Veronës, me ish-juventinin Kin që shënoi golin e dytë dhe ish-interistin Daniel Besa që shënoi golin që vulosi triumfin veronez.

Humbja e parë e Gatuzos në drejtimin e Milanit, një shuplakë e rëndë, që nuk do të harrohet lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *