Sukaj merr ofertë nga Kosova

Xhevahir Sukaj është një “ish” te Partizani, pasi ka prishur kontratën dhe ka dalë lojtar i lirë në treg, ndaj disa klube në Shqipëri kanë nisur të interesohen, me Vllazninë që ka hedhur hapin e arë, duke i bërë edhe një ofertë.

Megjithatë, tashmë në garë është futur edhe Drita e Gjilanit, siç raporton Gazeta Olle.
Bardhekaltrit kanë menduar për repartin e sulmit, ku janë edhe dy emra të njohur si Kastriot Rexha dhe Astrit Fazliu. Gazeta Olle mëson përmes burimeve konfidenciale pranë klubit gjilanas se Drita ka shprehur interesim për sulmuesin që sapo u largua nga Partizani, Xhevahir Sukaj.

Palët kanë kontaktuar dhe shanset për akordin final duken të mira, edhe pse nuk dihet ende nëse është arritur marrëveshja apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online