“Turp të lësh një djalë të tillë në stol”/ Koha fshin fjalët e trajnerit, paradoksi Muçi që preferohet rezervë te Legia

“Sa i përket Lionel Mesit tonë, Ernest Muçi, është gati të luajë. Do jetë turp të lësh një djalë të tillë në stol”, këto ishin mendimet e para të dala nga goja e trajnerit të Legias për Ernest Muçin. Por sot, disa muaj më pas, koha ka punuar kundër dhe ka fshirë fjalët e Michnieëicz, i cili ka krijuar një paradoks me sulmuesin shqiptar. Minutat për ish-futbollistin e Tiranës në kampionat kanë qenë të pakta, por kjo ishte e justifikueshme me faktin se do një periudhë e caktuar për t’u përshtatur me skuadrën e re.

Por me sezonin e shkuar të lënë pas, Muçi ka pasur mundësinë të adaptohej me filozofitë e trajnerit të tij dhe me lojën e Legias. Talenti shqiptar ka qenë pjesë e kampionëve të Polonisë në gjithë fazën parapërgatitore, megjithëse sërish minutat munguan për të.

Legia e Varshavës ka përfunduar dy ndeshjet e turit të parë kualifikues të Champions League, ku Muçi është preferuar të jetë një rezervë për trajnerin polak. Ndeshja e parë kundër Bodo Glimt përfundoi me shifrat 3-2 për Legian, ndërsa në aktin e dytë polakët gjetën avantazhin që në minutën e 40. Një rezultat ky që i krijonte Michnieëicz mundësitë për ti dhënë sadopak hapësirë në fushën e lojës Ernest Muçit. Një gjë e tillë nuk ndodhi, teksa kreu i pankinës zgjodhi të tjerë emra, një prej të cilëve solli edhe golin në sekondat e fundit të takimit.

Shorti për turin e dytë është treguar mjaft bujar me Legian e Varshavës, që përballë do të ketë Florën e Talinit. Një kundërshtar ky i lehtë në letër për kampionët e Polonisë, duke bërë kështu të shpresohet se më në fund mund të vijë edhe momenti i Muçit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online