Bare ka lënë gjurmët e tij te bardheblutë, lojtarin e ri e prezantojnë nën hijen e tij: Një Keidi i ri i vjen Malagas

Keidi Bare u largua verën e shkuar nga Malaga, ku pavarësisht moshës së tij të re arriti të linte gjurmë të thella në skuadër. Lojtari shqiptar ishte një motorr në mesfushën e bardhebluve, të cilët i ndihmoi shumë gjatë kohës që mbante veshur fanellën e tyre. Një futbollist i ri i talentuar afrohet tashmë nën hijen e Bares te Malaga.

“Një Keidi Bare i ri vjen në Malaga”, shkruhej në titullin e portalit të “La Opinion de Malaga“. Ismael Gutierrez është mesfushori që për pak javë feston 21-vjetorin e tij dhe që ngjason me futbollistin e Kombëtares kuqezi. Spanjolli vjen në radhët e bardhebluve i huazuar nga Atletiko Madridi, në të njëjtën mënyrë sikurse edhe Bare.

“Gutiérrez arrin në huazim nga Atlético Madrid dhe do të punojë për porositë të José Alberto López gjatë gjithë sezonit të ardhshëm. I ri, me shumë të ardhme, i huazuar nga Atletiko… Kështu u bë Malaguista një mesfushor tjetër që spikati në La Rosaleda: Keidi Bare. Shqiptari u largua për në Espanyol verën e kaluar, por gjatë kohës që ishte në klubin bardhekaltër ai luajti 11 ndeshje me Atlético Malagueño, por së shpejti do të ngjitej në ekipin e parë, me të cilin luajti 48 ndeshje zyrtare, arriti të shënonte një gol dhe dha një asist”, shkruhet në artikullin e “La Opinion de Malaga”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online