“Kënaqëm tifozët dhe sollëm një trajner të madh“, Tare i bindur: Tani derbin e Romës do e shohin në gjithë botën

Igli Tare ka sqaruar njëherë e mirë çështjen Luis Alberto. Në media u përfol për një dëshirë të spanjollit për tu larguar nga Lacio, duke qenë se nuk ishte përgjigjur kërkesës për grumbullim me ekipin. Por duket se situata ka ndryshuar, teksa vetë drejtori sportiv shqiptar shprehet se tashmë mesfushori është kthyer në qendrën stërvitore, duke mbyllur me kaq këtë diskutim. Më tej Tare ka folur për ardhjen e Sarrit në krye të pankinës. Ish-sulmuesi shqiptar thekson se kanë sjellë një trajner të madh te Lacio dhe tani derbi i Romës do të ketë vëmendje në gjithë botën.

“Luis Alberto është kthyer sonte dhe është në stërvitje me ekipin në Auronzo di Cadore. Sarri me të vërtetë ndezi entuziazëm të madh në qytet, tifozët e donin fort dhe ne i kënaqëm ata. Ne sollëm një trajner të madh në Lazio dhe derbi i Romës do të shikohet në të gjithë botën me shumë kënaqësi. Gjeti një ekip shumë të motivuar, në pesë ditët e para të stërvitjes pashë entuziazëm të madh për punën e tij. Ai vetë tha se është në një vend ku mund të luajë futboll siç i pëlqen”, përfundoi Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online