“Turp që e mbyllëm kështu“, Mançini flet pas turpërimit nga Gjermania: Nuk më pëlqen të humbas këtu, por janë shumë më të fortë se ne

Italia ka marrë një humbje turpëruese 5-2 në Monshengladbah kundër Gjermanisë. Zhgënjimi është i madh në kampin axurr dhe mërzinë nuk e fsheh as Roberto Mançini. Trajeri i Kombëtares italiane ka qenë i pranishëm në konferencën për mediat pas ndeshjes, ku është shprehur se nuk i pëlqen të humbasë me një rezultat të tillë në Gjermani, por në futboll duhet t’i pranosh edhe këto situata.

“Rruga është e gjatë dhe do të jetë plot me rrethana të tilla. Ne duhet t’i pranojmë ato, mund të bëhemi një ekip më i fortë. Gjermania është shumë më e fortë se ne. Anglia nuk kishte fëmijë në fushë, humbja është pak më ndryshe. Në një situatë si kjo, mund të përfundoni duke humbur. Jam shumë i zhgënjyer, nuk më pëlqen të humbas 5-2 veçanërisht në Gjermani”, ka deklaruar ndër të tjera Roberto Mançini.

Ndërkaq, trajneri i Italisë ka folur edhe për mikrofonin e “Rai Sport”, ku është shprehur: “Është turp të përfundosh kështu, ata janë të fortë dhe ne e dinim, por ne dhamë shumë dhe i lamë të luajnë… Na vjen keq që mbyllet kështu, por grupi i Ligës së Kombeve është ende i hapur. Ka pasur gabime. Nuk mbrohemi si skuadër dhe më pas kur ekspozohesh ndaj kundërsulmeve rrezikon. Ne kemi nisur një rrugë ku ka edhe vështirësi”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online