VIDEO/ E konsideruam të dobët përballë Shqipërisë, Hungaria mund me goleadë Anglinë dhe merr kreun e grupit “të ferrit”

Hungaria mund të quhet me bindje të plotë surpriza e madhe e këtij edicioni në Ligën e Kombeve. Kombëtarja në fjalë u gjend në grupin e “ferrit” në Ligën A, ku shorti i rezervoi Gjermaninë, Italinë dhe Anglinë. Pas një ecurie jo pozitive në kualifikueset për Kupën e Botës, në të cilën u mposht dy herë nga Shqipëria dhe u rendit në vendin e katërt, sigurisht që shpresat për një paraqitje të denjë në Ligën A ishin të pakta.

Por pavarësisht se dikur, kur kuqezinjtë arritën ta mposhtinin me golat e Brojës, në Shqipëri do të konsiderohej si një nga ekipet më të dobëta në historinë e Hungarisë, këta të fundit bënë befasinë e madhe dhe e shohin veten në krye të grupit “të ferrit”. Hungarezët kanë mposhtur me goleadë 0-4 Anglinë në transfertë.

Sallai zhbllokoi rezultatin në minutën e 16, ndërsa në pjesën e dytë do të gjente përsëri golin në minutën e 70. Më pas ishin Nagy në minutën e 80 dhe Gazdag në minutën e 89 ata që e dërguan rezultatin përfundimtar në 0-4. Ndërkohë, Anglia e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq nga Stones në minutën e 82-të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online