“Tani mund të shkojmë të qetë në pushime”, Flick flet pas gjunjëzimit të Italisë: Ishte një provë stresi

Gjermania ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-2 Italinë në Monshengladbah. “Pancerat” kanë dhënë sinjale zgjimi pas tre barazimeve në Ligën e Kombeve dhe tashmë po dëshmojnë se janë në garë për vendin e parë. Hansi Flick ka folur në konferencën për mediat pas ndeshjes, ku ka përgëzuar ekipin për fitoren e marrë dhe ndihet i lumtur se tashmë lojtarët mund të shkojnë të qetë për pushime.

“Së pari dua të falënderoj skuadrën sepse investuan shumë, u stërvitën mirë. Pas tre barazimeve disa gjëra nuk ishin mirë. Sot për ne, për ekipin ishte një provë stresi. Ishte e rëndësishme të fitonim. Më duhet ti bëj shumë urime skuadrës, edhe për mënyrën sesi ata luajtën futboll. Ne i arritëm të gjitha objektivat, ishim mirë në sulm. Filluam me presion të lartë, fitorja është më se e merituar. Mund të shkojmë me pushime të qetë, një përfundim i mirë për të gjithë dhe në shtator të bëjmë edhe më mirë. Jo çdo gjë ka qenë mirë”, ka deklaruar Hansi Flick./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online