“Turp i madh që nuk ia dolëm“, autori i golit të Çekisë e përjeton si humbje barazimin: E dinim që shqiptarët do të ishin të vështirë

Barazimi 1-1 ndaj Shqipërisë është përjetuar si një humbje për Çekinë. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Cerny e ka konsideruar një turp faktin që nuk arritën të merrnin tre pikët mbrëmjen e sotme. Autori i golit të çekëve ka shpjeguar se ku çaloi loja e ekipit të tij, ndërsa shton se ishin të vetëdijshëm që Shqipëria do të ishte mjaft e vështirë.

“Nuk jemi të kënaqur me pikën, është turp i madh që nuk ia dolëm. Ne duhet të fajësojmë veten.  Nuk kemi krijuar shumë. Krijuam më pak se sa donim. Nuk ishim aq të rrezikshëm nga situatat në të cilat donim të shënonim. Ne donim ta bënim të thjeshtë me tre sulmuesit përpara. Ndoshta një pasim i gjatë pas mbrojtjes për t’i tërhequr ata dhe pastaj të luanim futboll. Por, ose pasimi përpara nuk erdhi, ose na mungoi momenti. Ata ishin të vështirë, por e dinim këtë që përpara ndeshjes.

A isha i sigurt që nuk isha pozicion jashtë loje? Këmba ime ishte e vendosur pas për të ndihmuar veten. Por nuk e kisha idenë nëse isha jashtë loje apo jo. Thjesht doja të shënoja një gol“, ka thënë Vaclav Cerny./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online