Turi i 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë, çiftet dhe programi për 8 ndeshjet e radhës

Kupa e Shqipërisë do të vazhdojë rrugëtimin në fillim të muajit dhjetor me ndeshjet e turit të 1/16-të. Tetë ndeshjet e këtij turi janë programuar të zhvillohen më 6 dhjetor, duke nisur nga ora 13:30.

Ka disa duele interesante në këtë fazë të Kupës, ku garojnë vetëm dy nga ekipet e “Abissnet Superiore”, Skënderbeu dhe Dinamo. Korçarët përballen me skuadrën e Turbinës, ndërsa blutë me Orikun.

Takime të tjera të kësaj faze janë Bylisi-Vora, Kastrioti-AF Elbasani, Flamurtari-Burreli, Tomori-Lushnja, Korabi-Besa dhe Apolonia-Luzi 2008. Ekipet që kalojnë në turin e 1/8-ave përcaktohen me një ndeshje.

Vetëm ndeshjet e turit çerekfinal (1/4) dhe gjysmëfinal (1/2) do të jenë me 2 takime. Ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2022-2023 do të garojnë duke filluar nga faza e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.

KUPA E SHQIPËRISË – Turi 1/16
(6 dhjetor, 13:30)

Bylisi-Vora
Kastrioti-AF Elbasani
Skënderbeu-Turbina
Dinamo-Oriku
Flamurtari-Burreli
Tomori-Lushnja
Korabi-Besa
Apolonia-Luzi 2008

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online