Turbina nis stërvitjen, së shpejti përforcimet

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ekipi i Turbinës ka startuar përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2018-2019. Nën drejtimin e trajnerit Sinan Bardhi dhe ndihmësit të tij Alfred Allamani, skuadra cërrikase ka nisur përgatitjen fizike nga liqeni artificial në Tiranë, me vrapime kronometrike.

Pritet që në ditët në vazhdim të kompletohet grupi i lojtarëve, ku disa nga titullarët e sezonit te kaluar janë ende me pushime.

Për sa u përket afrimeve, ato do të jene disa në këtë merkato vere. Tekniku Bardhi ka piketuar disa elemente cilesore dhe me përvojë, që kanë luajtur në Kategorinë e Parë dhe në Superiore.

Synimi i klubit është ndërtimi i skuadrës me moshë të re dhe shumë më ambicioze sesa sezonin e shkuar, kur u rrezikua rënia nga kategoria.

Mariglen Miraka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *