Skuadra e Turbinës e ka mbyllur javën e pare stërvitore, duke zhvilluar vrapime të ndryshme kronometrike. Grupi po e përballon mjaft mirë përgatitjen fizike, duke sfiduar temperaturat e larta, ndërkohë që po punohet për kompletimin e ekipit.
Burime brenda klubit të verdhë konfirmojnë se shumica e titullarëve të sezonit të kaluar do qëndrojnë edhe sezonin e ri. Duke filluar nga kapiteni Klevis Roshi, mbrojtësi Andrelis Pashaj e mesfushori nigerian Efiong Ejoh, janë disa emra cilësorë që do të rinovojnë.
Në vend të të larguarit Mirel Çota do të bashkohet me Turbinën sulmuesi shtatlartë Odeon Bërdufi, i cili ka qenë pjese e cërrikasve edhe me pare dhe do të rikthehet përsëri tek Turbina, aty ku shënoi 8 gola në 23 ndeshje në sezonin 2016/17.
Javen tjetër pritet që ekipi të kompletohet edhe më shumë, sepse do të kthehen edhe disa nga futbollistët që ishin me pushime. Drejtuesit e Turbinës janë duke negociuar me disa lojtarë cilësorë dhe shumë shpejt do t’i bëjnë publikë emrat që do te veshin fanellën e verdhë në këtë merkato vere.
Mariglen Miraka