Turbina bëhet e “gjallë”, bën “pazar” në Superiore

Pas mbylljes së ndeshjes të 14-të më 21 dhjetor 2018, të cilën Turbina e humbi me rezultatin e thellë 1-5 me Pogradecin, skuadra cërrikase dukej se ishte në “letargji”, sa i përket lëvizjeve për gjysmën e dytë të kampionatit. Por fondi prej 55 milion lekësh që Bashkia e Cërrikut i akordoi skuadrës për vazhdimësinë, i ka dhënë mundësinë të rinisë përgatitjet dimërore. Duke qenë aksionere me 40%, njëherësh ky fond i Bashkisë jep sinjale se vendi i fundit në Grupin B nuk është i pamundur të shmanget.

Për trajnerin Sinan Bardhi, largimi i Efijoh Ejong te Besa mbetet një mungesë serioze për rrugën e vështirë në gjysmën e dytë të kampionatit, por rikthimi si i huazuar i portierit Klevis Hasanbelli, pas përvojës së tij jo fort të mirë te Laçi, duket si përforcimi i parë për të besuar te mbijetesa në Kategorinë e Parë. Turbina renditet në vendin e 10-të në Grupin B të Kategorisë së Parë me 8 pikë, e rrezikuar seriozisht për rënien në Kategorinë e Dytë.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *