Tunkara prezantohet: Më pëlqeu skuadra që pashë

Sulmuesi i huazuar nga Lacio ka firmosur dhe është prej ditës së nesërme në dispozicion të trajnerit Shpëtim Duro

Sulmuesi i Lacios, Mamadu Tunkara, dy ditë më parë u zyrtarizua te Flamurtari dhe dje u paraqit në Vlorë, ku ka firmosur dhe është prezantuar. Gjithçka e mbyllur me shpejtësi, në Vlorë nuk duan të humbasin kohë, sepse lojtari duhet të nisë stërvitjen me ekipin e parë dhe të ambientohet sa më shpejt në Vlorë. 22-vjeçari është i aftë të luajë si sulmues kryesor, si sulmues në krah të Bushiç në skemë me 2 sulmues, apo edhe si sulmues i djathtë në skemën e zakonshme 4-3-3. Ndonëse mund të duket si një hap pas, Tunkara e ka marrë me entuziazëm aventurën e re dhe duket se kërkon të bëjë gjithçka për t’i treguar Lacios se meriton të rikthehet dhe të konfirmohet për sezonin e ardhshëm.

FJALËT E PARA KUQEZI  – Mamadou Tunkara nuk ka nguruar të japë edhe intervistën e tij të parë si lojtar i Flamurtarit për “Sport Ekspres”. Ish-futbollisti i Lacios ka ndjekur takimin e djeshëm nga tribuna “VIP”, ndërsa ka theksuar se ndihet i kënaqur në Vlorë dhe ka vlerësuar skuadrën vlonjate. “Nga Lacio te Flamurtari? Jam shumë i lumtur për këtë lëvizje dhe faktin që jam këtu për të dhënë kontributin tim në një skuadër me mjaft emër si Flamurtari. Shpresoj që kontributi im të jetë maksimal në arritjen e objektivave të klubit. Kam parë një skuadër mjaft të mirë. Me të vërtet është një skuadër shumë e mirë dhe një skuadër që ka lojtarë shumë cilësorë në gjirin e vet. E kam ndjekur ndeshjen dhe vërtet kam pasur emocione të veçanta, pavarësisht se ishte hera ime e parë këtu në Vlorë. Skuadra ka kualitete dhe mendoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. T’i marrim ndeshje pas ndeshje dhe më pas të shohim se ku do të arrijmë. Fituam në kupë, por kemi kampionatin përpara dhe mendoj se kjo skuadër mund të shkojë shumë larg. Por duhet që ndeshjet t’i marrim me radhë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online