PSG ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe të martën luajti një miqësore ndaj Dinamo Dresdenit, duke fituar 6-1.
Pas ndeshjes trajneri Tomas Tuhel foli për mediat dhe natyrisht tema kryesore ishte Nejmar.
Braziliani kërkon të transferohet te Barcelona dhe kanë nisur bisedimet, por PSG nuk e lëshon pa marrë të paktën 250 milionë euro.
Ndërkaq, trajneri Tuhel dha një deklaratë të fortë për këtë çështje: “Unë e dija që para Copa America që Nejmar kërkon të largohet. Është çështje mes tij dhe klubit, nuk kam asgjë në dorë.
“Tani Nejmar është kthyer, ka kryer kontrollet mjekësore dhe është gati për turneun miqësor në Azi. Do doja të vinte më përpara, por nuk kemi ç’bëjmë”.