Tronditet Milani, Montela humb Kontin për 6 muaj

Mbrojtësi ka këputur ligamentin kruçial të gjurit të majtë dhe të shtunën do t’i nënshtrohet operacionit

Lajmi i keq që të gjithë kërkonin ta evitonin, tashmë, fatkeqësisht është konfirmuar. Milani nuk do të ketë në dispozicion Andrea Kontin për gjashtë muaj. Mbrojtësi i krahut, i blerë këtë verë nga Atalanta, ka dëmtuar ligamentet e gjurit të majtë gjatë stërvitjes. Të shtunën ai do t’i nënshtrohet operacionit dhe, sipas Milanit, periudha e rikuperimit do të zgjasë gjashtë muaj.

KOMUNIKATA – Klubi kuqezi ka nxjerrë edhe deklaratën e tij në lidhje me këtë dëmtim, ku sqaron zyrtarisht se,  “Andrea Konti i është nënshtruar një vizite mjekësore, që ka konfirmuar dëmtimin e ligamenteve të gjurit të majtë. Mbrojtësi kuqezi do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale mëngjesin e nesërm, e cila do të bëhet nga stafi i profesor Shonhuber. Koha e rekuperimit do të jetë gjashtë muaj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online