Saviçeviç: Suso si unë, doja që Milani të merrte Jovetiç

Ish-sulmuesi i famshëm i Malit të Zi mbush 51 vjeç: Nëse do të kisha qenë ndaj Ajaksit, do kishim fituar

Emri i Dejan Saviçeviçit “nxeh”, prej kohësh, zemrat e tifozëve milanistë të të gjithë botës . Sot, presidenti aktual i Federatës së Malit të Zi, ka mbushur 51 vjeç dhe është rrëfyer për mikrofonët e Milan TV. “Po e jetoj si një ditë normale, si të gjitha të tjerat. Numri 50 ishte i ndryshëm, tani deri në 70 vjeç nuk do t’i festojë më si vitin e shkuar”.

FINALJA 1995 – “Me mua në fushë do të kishim më shumë shanse për të fituar, me siguri. Isha shumë mirë në atë periudhë dhe më erdhi keq që nuk mund të ndihmoja dot shokët e mi të skuadrës”.

FITORJA NË AUSTRI -“Nuk e kam parë ndeshjen, kam parë golat e Milanit. Më pëlqen që Milani ka fituar ndaj “armiqve” të mi në Vjenë, duke qenë se kam luajtur me skuadrën tjetër të atij qyteti. Jam ende më i kënaqur që ka fituar me një rezultat të thellë”.

SERIA A – “Këtë kampionat e kam parë më pak në krahasim me atë të viteve të shkuara. Shoh rezultatet, golat. Nuk kam parë ende një ndeshje të plotë të Milanit për ta gjykuar. Milani duhet të vazhdojë t’i japë hapësirë Montelës për të ndërtuar një skuadër të re. Unë kam besim te ai që mund të bëjë më mirë se vitin e shkuar”.

SUSO – “Kush është lojtari që më afrohet më shumë? Për momentin shoh Suson që të enjten ka bërë një gol të bukur. Është majtosh si unë, edhe ai ka goditje të mëdha. Më pas Jovetiç, do të më pëlqente ta shihja te Milani dhe kisha folur me Galianin në janar. Është një lojtar i madh, kushtonte dhjetëra milionë euro, por me çmimet e sotme mund të bënte diferencën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online