Sheik Tiote është ndarë sot nga jeta, në moshën 30-vjeçare, pas një ataku kardiak gjatë stërvitjes.
Ylli i Bregut të Fildishtë, 52 ndeshje me kombëtaren afrikane, ka luajtur me Anderlehtin, Rodën e Tventen, para se të transferohej te Njukaslli në Angli, ku shkëlqeu për disa sezone.
Në janar të këtij viti shkoi në Kinë, te klubi i divizionit 2 Beijing Enterprises.
Sot ndodhi tragjedia, ende pa shpjegim, sepse pritet autopsia. Një lajm tronditës për gjithë futbollin, që tregon se sa shumë kujdes duhet me kontrollet mjekësore dhe analizat.