Trofeu Pascucci | Partizani i falet një penalltie, arbitrat protagonistë

Partizani dhe Liria e Prizrenit kanë hapur trofeun “Pascucci” dhe në fund ishin të kuqtë ata që fituan me rezultatin 1-0. Autori i goli ishte Telushi me një penallti në minutën e 36-të. Më parë kishte shënuar edhe Progni, por anësori e anuloi për pozicion jashtë loje. Në të dyja rastet vendimet ishin të dyshimta.

Ky takim nisi disi më mirë për Lirinë e Prizrenit, që tentoi të befasonte me sulmet nga krahët, por gradualisht skuadra e Skënder Gegës ishte më kërkuese dhe më e rrezikshme. Në të 27’ minutë ishte Hebaj që me portën e boshatisur nuk shënoi.

Telushi gjuajti fort dhe portieri i Lirisë e grushtoi topin që mbeti në zonë, por shkodrani gjuajti mbi tra. Hebaj rrezikoi edhe në një moment më pas me një gjuajtje në hyrje të zonës, kurse Prognin e ndali portieri në fund të ndeshjes.

Trofeu Pascucci

Liria-Partizani 0-1
Shënues:
Telushi 36’ (pen.)

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Atanda, Trashi, Telushi, Hila, Mala, Mensah, Progni, Hebaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *