Shkëndija e Tetovës ka reaguar pas barazimit në transfertë kundër Makedonijas dhe është rikthyer te fitorja. Kuqezinjtë mposhtën në shtëpi ekipin e Belasicës me rezultatin 3-0. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa djemtë e Osmanit ishin të papërmbajtshëm në 45 minutat e dyta.
Izair Emini zhbllokoi shifrat në minutën e 56-të, ndërsa Agim Ibraimi vulosi fitoren me golin e shënuar në minutën e 78-të. Shkëndija nuk u ndal, duke gjetur dhe golin e tretë me anë të një autogoli të Maslak.
Kjo fitore i ngjit kuqezinjtë në kuotën e 47 pikëve dhe diferenca me Vardarin ndjekës (fitoi 3-1 në shtëpi përballë Makedonijas) mbetet 9 pikë. Fitore të rëndësishme mori dhe ekipi i Shkupit, që fitoi në transfertë përballë Akademisë Pandev. Një autogol i Trajanovskit në minutat shtesë të pjesës së parë dhe goli i Angelov i dhuruan tre pikët ekipit nga kryeqyteti.
Kjo fitore e ngjit Shkupin në vendin e pestë me 30 pikë dhe vendi i tretë që të dërgon në Europë është vetëm 6 pikë larg. Renova mori një pikë me vlera në transfertë përballë Sileksit. Ekipi shqiptar luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 39-të pas ndëshkimit me karton të kuq të Emran Ramadanit.
LIGA I MAQEDONIA E VERIUT– JAVA 21
E diel, më 3 mars, ora 14:00
Akademija Pandev-Shkupi 0-2
Shënues: Trajanovski 45+2’ (aut), Angelov 78’
Shkëndija Tetovë-Belasica 3-0
Shënues: Emini 54’, Ibraimi 83’, Maslak (aut) 88’
Sileks-Renova 0-0