Janë luajtur dy sfidat e para gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës dhe si Trepça, ashtu dhe Feronikeli, kanë triumfuar në transfertë. Trepça shkatërroi 0-4 skuadrën e Vëllazënimit. Golat nga Hoti dhe Manaj në pjesën e parë i hapën udhë këtij suksesi, që u kompletua nga golat e Kaçiut dhe Traores në shtatë minutat e fundit.
Ndërsa ndeshja mes Ballkanit dhe Feronikelit, ishte më e luftuar. Miqëtë ishin në avantazh të dyfishtë për pjesën më të madhe të lojës, pasi Hoti dhe Zeka gjetën rrjetën, por goli i Berishës në minutën e 88’ e mban ende të hapur ndeshjen e kthimit, që do të luhen me datë 1 maj.
Kupa e Kosovës, rezultatet e gjysmëfinaleve të para
Vëllaznimi – Trepça ‘89 0-4
E. Hoti 23’, Manaj 45’, Kaçiu 83’, Traore 90’
Ballkani – Feronikeli 0-2
V. Berisha 88’ / Hoti 30’, Zeka 49’