Trepça ‘89 debuton me humbje, por nuk ka mbaruar

Mund dhe duhej të merrte të paktën një barazim Trepça ’89 në Ishujt Faroe, kundër Vikingurit, por në ndeshjen e parë në histori në kupat e Europës kampionët e Kosovës me të drejtë kishin edhe emocione, përballë një rivali krejtësisht të panjohur dhe superior, në aspektin fizik. Kjo për faktin se kampionati në Ishujt Faroe është në mesin e vet dhe nuk është një kampionat aq i dobët sa mendohet.

Triumfoi 2-1 Vikinguri, në një ndeshje të hapur me dy skuadra që e kërkuan fitoren gjatë gjithë ndeshjes.

Vatnahmar shënoi për vendasit në minutën e 17-të, por Trepça ’89 e rriti ndjeshëm presionin dhe në minutën e 39-të Fiton Hajdari shënoi një gol fenomenal, si për ta bërë edhe më të paharrueshëm golin e parë kosovar në Europë.

Megjithatë, në minutën e 73-të një gabim i mbrojtjes së ’89-shit prodhoi golin e fitores për vendasit, nga Laual, i cili u gjend i vetëm pranë vijës fatale.

Gjithsesi, nuk ka mbaruar, sepse është nga ato humbje që pranohen me gjithë qejf, duke pasur parasysh kthimin në “furrën” Mitrovicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *