Tregon vendin e parë, sponsori i Vllaznisë: Duan të na hedhin baltë dhe ka dashakeqësi

Situata te Vllaznia nuk është më e mira e mundshme, teksa sukseset e shkodranëve në pjesën e parë të sezonit i tejkaluan pritshmëritë e tifozëve dhe krijuan idenë e mbylljes së parakohshme të kampionatit. Por me rezultatet e marra në javët e fundit është rihapur gara për vendin e parë.

Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku pikësëpari kujton tabelën e klasifikimit që i sheh ende shkodranët si kryesues. Xhaferi shprehet se ka shumë dashakeqësi dhe persona që duan të hedhin baltë, por projekti i Vllaznisë është për të ardhmen.

“Miq dhe dashamirës!

Dua t’ju siguroj qe kemi ambicien e plotë për të vazhduar fuqishëm projektin tone, rikthimin te suksesi.

Kjo që kemi nisur nuk është vetëm për sot, por edhe për të ardhmen, ndonëse ajo që sot të gjithë po shohim dhe po prekim është një Vllazni që kryeson në vendin e parë dhe për më tepër është konkurruese dhe e denjë me çdo ekip.

Bashkë me ju kemi ndarë çdo fitore por edhe humbje dhe synimi ynë është që Vllazninë ta çojmë aty ku e meriton.

Sigurisht që ka shumë kritika dhe me vend, të cilat na ndihmojnë që të përmirësohemi, por edhe dashakeqësi jo pak, që duan të hedhin baltë për këtë projekt serioz.

Me ndihmën e Zotit, me kurajë, me durim dhe të bashkuar si një VLLAZNI do të ecim përpara dhe më të fortë. Forca Vllaznia!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online