Plas te Maqedonia/ Pandev fut përçarjen dhe sulmon drejtuesit shqiptarë: As nuk erdhën për të na uruar

Maqedonia e Veriut arriti suksesin e madh në historinë e saj duke u kualifikuar në Europianin e 2021. Në mediat maqedonase kishte një përgëzim të madh edhe për futbollistët shqiptarë të kësaj përfaqësuese që ishin faktor ndikues për të mbërritur deri në këtë pikë. E sidomos në përballjen direkte ndaj Kosovës, atje ku nuk kishte asnjë nënvlerësim në fushën e lojës pavarësisht peshës që mbanin mbi supe futbollistët shqiptarë.

Për më tepër që edhe presidenti i Federatës Maqedonase të Futbollit është Muhamed Sejdini. Për të nxitur përçarjen mendon kapiteni i kësaj përfaqësuese, Goran Pandev, i cili shprehet se këta drejtues shqiptarë ishin të mërzitur me lojtarët se mundën Kosovën.

“Nuk dëshiroj të hyjë në atë se nëse ka politikë, pasi nuk kuptojë në politikë. Megjithatë këta njerëz nga udhëheqësia e FFM-së, anëtar të KD që udhëtojnë me, janë më shumë se 15 vite dhe unë vërtetë nuk e di çka kanë bërë për futbollin e Maqedonisë. Ata vijnë të shëtiten dhe të gëzohen kur humbim. Dhe pastaj të flasin, se si lojtarët nuk vlejnë për asgjë. Para ndeshjes me Kosovën prita që kryetari Sejdini së paku të vij në hotel, të na përshëndesë, të na uroj fat, mirëpo, nga njeriu që asnjëherë nuk ka pasur ide për futbollin edhe nuk isha i befasuar që pas ndeshjes nuk hyri në dhomat e zhveshjes për të na uruar.

Sidoqoftë, kjo gjeneratë meritoi të ketë kushtet më të mira për punë, ndërsa dua të theksoj se 90 për qind prej përfaqësuesve as që e dinë se kush është kryetar i FFM-së, kush është nënkryetar dhe cilët janë njerëzit që udhëtojnë me ne, ata janë njerëz anti-futbollit. Unë me Ademin, Alioskin, Bardhin flas çdo ditë, si vëllezër jemi”, tha Pandev për “TV 24”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online