Tregojnë edhe prezencën e Ilir Metës në stadium për Vllazninë, lojtari i qipriotëve “ndez” sfidën: Fitojmë ne!

0

Në mbrëmjen e sotme do të luhet edhe përballja e kthimit mes Vllaznisë dhe AEL Limasol. Sfida e parë mes këtyre ekipeve përfundoi në shifrat 1-0 për qipriotët, ndërsa rezultati lë të hapur gjithçka sa i përket kualifikimit.

Për të ndezur edhe më tepër sfidën ka menduar lojtari i qipriotëve, Manuel Torres. Sulmuesi spanjoll është i bindur se AEL do të kalojë më tej: “Sot kemi për të fituar dhe do të kalojmë në turin tjetër”, shkruan Torres në “Instagram”.

Ndërkohë sipas informacioneve të “Kërkida.net”, Ilir Meta pritet që të jetë në stadium për të mbështetur Vllazninë në këtë përballje kundër AEL Limasol. /Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Manuel Torres (@manuel_torres91)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.