Rafael Henzel, një reporter radiofonik i cili i mbijetoi tragjedisë që vrau shumicën e ekipit të Shapekoenses në vitin 2016, vdiq për një atak kardiak këtë të martë, ka lajmëruar klubi brazilian.
Globo raporton se 45-vjeçari ra në tokë pa ndjenja gjatë një ndeshjeje në kalçeto me miqtë e tij. E kotë tentativa për ta shpëtuar, sepse Henzel mbërriti në spital pa jetë.
Një figurë mjaft e respektuar në Shapeko, Henzel ishte ndër 6 personat që shpëtuan në tragjedinë ajrore që vrau 71 persona. Shapekoense po shkonte për në Kolumbi, për të zhvilluar një ndeshje në Copa Sudamericana.
A Associação Chapecoense de Futebol vem a público a fim de manifestar o profundo pesar e toda a consternação pela notícia do falecimento do jornalista Rafael Henzel, ocorrido na noite desta terça-feira. pic.twitter.com/sbtBSM5NQv
— Chapecoense (@ChapecoenseReal) March 27, 2019