Guerrils: Qesharake, ju tmerrojnë këngët dhe ngjyra e kuqe!

Klubi i Kukësit një ditë më parë njoftoi se biletat për ndeshjen me Partizanin do të kushtonin 10 dhe 20 mijë lekë. Një çmim i lartë, duke pasur parasysh se ku do të pozicionohen tifozët e kuq. Ultras Guerrils, sot kanë reaguar në lidhje me këtë çështje dhe e konsiderojnë një vlerësim dhe një frikë të rivalit për titull.

QËNDRIMI I GUERRILS – “Pasioni i tifozerisë së Partizanit nuk ka çmim, e akoma më qesharake është të mendosh se rritja e çmimit të biletës do ta pengojë dyndjen masive në këtë ndeshje. Kemi udhëtuar me mijëra kilometra atëherë kur ishim në ditët më të errëta të historisë së klubit, ku veç vetëfinancimit të udhëtimeve tona në qytete e fshatra të largët të çdo kategorie, me aq sa mundeshim kontribuonim edhe për lojtarët tanë të pa paguar. Kemi sakrifikuar e vazhdojmë të sakrifikojmë sa herë është nevoja.

Fakti që dikush ka rritur çmimin e biletës me idenë se do pengojë tifozerinë e Partizanit, ose do të përfitoje duke pasur të sigurt masivitetin tonë, nuk na shqetëson, irriton apo provokon, përkundrazi për ne është vlerësim. Kjo do të thotë që i tremben koreve e këngëve tona, i tmerron ngjyra e kuqe dhe flamujt që valëviten, i tmerron uragani që krijohet kur tifozeria e kuqe dyndet ashtu siç di ajo !

Nuk na kane bëre përshtypje në gjithë sezonin oraret e pafavorshme, ndeshjet e së premteve dhe të hënave e s’do na bëjë përshtypje as kësaj radhe.

Së fundi kemi një thirrje për tifozerine e kuqe, mobilizohuni organizohuni dhe bashkohuni me ne në transfertën më të madhe të këtyre fazave të para, ftoni miq e shokë, tifozë të rinj e të vjetër dhe se bashku t’i japim këtij kampionatit ngjyrën që meriton. 20 autobusë do të jenë në dispozicion të uraganit të kuq, forca kontribuoni dhe angazhohuni të gjithë që ta bëjmë këtë transfertë të mbahet mend gjatë! S’ka askush që ne na ndalon…”, shkruajnë Guerrils në komunikatën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online