“Tre vite te Austria U-21 dhe nuk kisha parë si ndaj Shqipërisë”, Schmidt premton: Nuk na ndodh me Kosovën…

Nga Klaudio Ndreca

Austria U-21 do të befasohej në shtëpi nga Shqipëria U-21, teksa humbi në shifrat 1-5. Një fitore e thellë kjo e kuqezinjëve të vegjël për të shkruar historinë dhe për të rritur më tepër entuziazmin. Ndërkohë te austriakët është pritur një shokim pasi në ndeshjen e parë kishin fituar në shifrat 0-4 në Shqipëri. Sulmuesi i Austrisë U-21 dhe që është pjesë e Barnsley, Patrick Shchmidt, tregon se nuk e kanë marrë ende veten dhe nuk e kanë kuptuar për atë që ndodhi me kuqezinjtë, duke iu dorëzuar totalisht kundërshtarit.

“Humbja 1-5 ndaj Shqipërisë? Është shumë e vështirë për ta përshkruar. Unë kam më shumë se 3 vite te Austria U-21 dhe kur nuk më ka ndodhur kurrë që të kishim një ndeshje si ndaj Shqipërinë. Ne dominuam kundërshtarin në ndeshjen e parë dhe në ndeshjen e dytë ishim një dështim total. Por ajo histori ka mbaruar. E dimë që duhet të bëjmë ndryshime dhe duhet të tregojmë se nuk ishte fytyra jonë e vërtetë”, tha Schmidt.

Në mbrëmjen e sotme do të ketë një përballje të Austrisë U-21 në transfertën e Prishtinës, atje ku do të gjejnë Kosovën U-21. Nëse dardanët fitojnë atëherë rritën shanset e djemve të Prekazit dhe Bushit për të shpresuar kualifikimin. Por për sulmuesin e Austrisë kjo nuk ka për të ndodhur.

“Tani me Kosovën e pranojmë me kënaqësi rolin e favoritit, jemi shumë të sigurt. Ndryshe nga ndeshja me Shqipërinë, do ta mbajmë në lartësinë e duhur këtë rol. Nuk do të ketë nënvlerësim, të jeni të sigurt”, përfundoi sulmuesi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online