Tre skuadra italiane në tre finalet e Europës, ekipi i Xhakës befasohet nga Fiorentina

Futbolli italian ngjitet në majën e Europës. Tre skuadra italiane mbërrijnë në finalet e tre kompeticioneve të UEFA-s. Pas Interit në Ligën e Kampionëve, Romës në Ligën e Europës, tashmë është edhe Fiorentina që shkon në finale të Ligës së Konferencës. Vjollcët kanë befasuar Bazelin e Taulant Xhakës, të cilin e kanë eliminuar në kohën shtesë.

Koha e rregullt përfundoi me shifrat 1-2, po aq sa ndeshja e parë gjysmëfinale mes tyre. Gonzalezi shënoi dy herë për Fiorentinën, fillimisht në minutën e 35 dhe më pas në të 72-tën, ndërsa Amduni ka autorësinë e golit të Bazelit. Ndërkohë goli që dërgoi italianët në finale u shënua në minutën e 120+9 nga Baraku, duke e mbyllur me dramë dhe emocione këtë gjysmëfinale vendimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online