Tre Kombëtare vendosin me shpatulla pas murit FIFA-n, kërkesë zyrtare për të mos luajtur “play off”-et e Botërorit në Rusi

Ngjarjet e fundit mes Rusisë dhe Ukrainës po prekin edhe botën e futbollit. Tre Kombëtare europiane kanë vënë me shpatulla pas murit FIFA-n, duke u bashkuar me njëra-tjetrën për të firmosur një kërkesë zyrtare për qeverinë botërore të futbollit. Polonia Republika Çeke dhe Suedia kanë bërë njëherazi kërkesë për të mos zhvilluar “play off“-et e Kupës së Botës në Rusi.

Kjo e fundit pret Poloninë në 24 mars, ndërsa 5 ditë më vonë ekipi që do të triumfojë mes tyre do të përballet me fituesin e çiftit Suedi-Çeki. Por duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit, tre Kombëtaret kanë refuzuar të luajnë në Rusi dhe kërkojnë nga FIFA një zgjidhje alternative për “play off“-et që të dërgojnë në Katar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online