Figura e shquar e futbollit shqiptar, Edmond Dosti, ka komentuar derbin që do të zhvillohet mes Tiranës dhe Partizanit. I ftuar në “Zona Zero”, pavarësisht dëshirës së madhe për të fituar të kuqtë, Dosti përgëzon sezonin fantastik të Tiranës së Orges Shehit që i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë.
“Për mua Tirana ka ekipin më të mirë të këtyre 5 viteve të fundit. Kukësi? Të gjitha mendimet e mira për futbollin e tyre, nuk po i shohim më në fushë. Derbi? Më vjen keq që nuk jam në Tiranë, pasi tre herë që kam qenë në Tiranë, tre herë e kemi fituar derbin. Por duhet të themi për fjalët më të mira për Tiranën në këtë vit.
Kjo nuk është me inat, por me takat, si e thotë edhe populli. Është me meritë aty ku është. Dritan Mehmeti po na jep shpresë për Partizanin që duam. Për mendimin tim Tirana ka përparësi në këtë derbi”, ka thënë Dosti. /Sport Ekspres/