“Kush ishte ai te Dinamo që bëri gabimin e jetës me Skukën? Është Broja i Superiores, faleminderit që ia dhatë falas Partizanit”

Skuka është lojtari që ka vëmendjen kryesore në Superiore. Shpeshherë lojtari është krahasuar edhe me Armando Brojën. I ftuar në Zona Zero, Edmond Dosti ka falënderuar përgjegjësin kryesor që lejoi kalimin e këtij sulmuesi nga Dinamo te Partizani. “Nuk e di se kush ka qenë ai personi që largoi Skukën nga Dinamo? Më duket çudi, ka bërë gabimin e jetës.

Nuk dua ta ekzagjeroj, por është Broja i Superiores. Është i fuqishëm, gjuan me të djathtën dhe të majtën, lojtar që zbulohet mirë nga kundërshtari dhe që është gjithmonë aty ku duhet. Ishte fati i Partizanit që një lojtar i tillë erdhi dhe ne. Duhet t’i themi atyre te Dinamo që faleminderit që na e dhatë falas”, tha Dosti. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online