Editorial/ Le t’i kufizojnë presidentët e Federatave, por partitë, vetë politika?!

Editorial nga Xhevdet Zekaj dhe Vangjel Sako

Mirë futbolli, po federatat e tjera sportive, që mbahen me paratë e shtetit, pra taksat tona, a duhet të kalojnë në “skaner”? Të gjithë folën, analizuan,  vetëorganizuan, vetëndryshuan. Të gjitha këto raporte me njëri-tjetrin. Mbaroi zhurma e madhe para asamblesë së 2 marsit, ndaj le të jemi më të qetë, gjakftohtë. A e di Ministria e Arsimit, KOKSH, institucionet shtetërore se FSHF-ja nuk merr asnjë lekë nga taksat e shqiptarëve… Po cfarë ndodh me federatat e tjera? Iu marrin lekë pa fund taksave tona. Ciklzimi, volejbolli, basketbolli, shahu, bilardo…., federata pa fund, që marrin fonde të konsiderueshme nga arka e shtetit. Ka presidentë federatash me mbi 25 vite në drejtim, deri në 7 mandate. Në futboll nuk ndodh si te basketbolli, fjala vjen, ku qeveria shqiptare ka dhënë 5 milionë euro nga taksat tona. 5 milionë euro për cfarë jepen? Cfarë rezultatesh ka arritur basketbolli ynë?

Nëse ekzekutivi kërkon ndryshime në FSHF, atëherë qeveria, ligjvënësit, KOKSH-i duhet të ndërmarrin nisma ligjore në parlamet. Të ndryshojnë ligjin për sportin dhe pas tij edhe statutet e federatave. Le t’i skanojnë të gjitha federatat, që nga statutet, financat, pagimin e taksave dhe tatimeve, sigurimet shëndetësore të sportistëve, tatimin mbi pagat… Bashkë me këto të kufizojë qartë e me ligj sa mandate lejohet një president federate. Le ta bëjnë këtë dhe nuk kanë pse hedhin gurin e fshehin dorën, duke bërë mashë gjasme drejtësinë e pavarur. Ama, ligjvënësit do të duhet ta japin shembullin nga vetja. Pra, jo t’i detyrojnë federatat të bëjnë si thonë ato, por si veprojnë ato. Pra, nëse kushtëzon një president federate me vetëm dy mandate, atëherë edhe kryeministri e drejtues të tjerë shtetërorë të jenë në të njëjtën “gjatësi vale”. Ne kemi kryetarë partish që kanë 30 vite, kryetar qeverie drejt mandatit të katërt… Në këtë rast, mos vallë politika duhet të shohë veten në pasqyrë, të bëjë një katarsis vetë si fillim dhe pastaj “t’i vërë në rresht” edhe federatat sportive.

Ata humbasin zgjedhje pa hesap, akuzohen për korrupsion, trukim të votimeve, por sërish janë në krye të partive. Një kastë politikanësh kanë 30 vite në krye të partive, por edhe në pushtet. Atëherë, cfarë shembulli japin vetë, që të kërkojnë llogari te të tjerët, te FSHF-ja në këtë rast? SHBA ka kushtëzuar presidentin me dy mandate, ndërsa këtu te ne pushtetarët “cimentohen” në karrige. Kanë hipur në karriget që mbajnë dhe po vdesin aty, që nga ministra, kryeministra, kryetarë partish, kryetar bashkish etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online