Tre alternativat për Serie A, nga mos quajtja e kampionatit te Juventusi kampion para kohe

Serie A do të mbahet pezull deri më datën 3 prill, teksa kryeministri Conte firmosi ditën e djeshme këtë dekret si dhe shpalli Italinë një “zonë të kuqe”. Koronavirusi ka sjellë daljen nga planifikimi i zakonshëm i elitës italiane, ndërsa që tani ka nisur të mendohet se si do i shkohet deri në fund këtij sezoni. Fillimisht do të kërkohet që të bëhet zëvendësimi i këtyre javëve të humbura brenda 31 majit, por nëse kjo dështon, atëherë janë 3 mundësi për t’i dhënë zgjidhjen përfundimtare.

Propozimi i parë i hedhur në tryezë është ai i vendosjes së kampionit të Serie A përmes play-off, ndërsa një tjetër mundësi është që të ngrijë renditja aktuale dhe të jetë pikërisht klasifikimi i deritanishëm për të zgjedhur fituesin. Kjo padyshim bën që Juventusi të fërkojë duart por me shumë gjasa klubet e tjera nuk do jenë aspak dakort. Ndëkohë alternativa e tretë nuk nxjerr asnjë ekip kampion, pasi konsiston në nxjerrjen e pavlefshëm të këtij sezoni, duke i kërkuar UEFA-s të pranojë diçka të tillë./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online