“Vini nga Madridi për të më bërë këtë pyetje, nuk më pëlqen”/ Klop i jep leksione një tjetër gazetari

Liverpuli do të përballet në ditën e nesërme kundër Aletiko Madridit, në përballjen e vlefshme për “Champions League”. Ndërkohë trajneri Jurgen Klop vazhdon që të jap leksione kur bëhet fjalë për gazetarët dhe pyetjet që ata shtrojnë në tryezë dhe në këtë periudhë kanë gjithmonë një të përbashkët: “Koronavirusi”.

Këtë herë ishte një gazetar që jetonte në Spanjë dhe kishte ardhur për të pyetur trajnerin e Liverpulit. Ajo që kërkohet nga Klop ishte të dihej sesa i shqetësuar ishte për këtë infeksion ngjitës dhe për lojtarë e tij, pasi dihet që në futboll ka edhe shumë kontakte fizike mes futbollistëve që nuk mund të evitohen si në rastet kur mbyllen stadiumet.

“Ju fluturuat nga Madridi këtu. Kjo është ajo që mua nuk më pëlqen. Ju fluturon nga Madridi, vini këtu dhe më bëni mua këtë pyetjen. Atje ka shkolla të mbyllura dhe padyshim që jeni të shqetësuar. Ne luajmë futboll, por nuk mund ta ndalojmë përhapjen e virusit me futbollin. Të luash futboll, pra vetëm një lojë. Ne nuk jemi shoqëri, jemi pjesë e shoqërisë dhe të gjithë duhet të shqetësohemi në të njëjtën kohë. Lojtarët janë të shëndetshëm, përse të nisim e të shqetësohemi? Është mirë për ju, është mirë për mua që nuk i shtrëngojmë duart tani. Është e rëndësishme që 22 lojtarë të shëndetshëm të japin një sinjal të mirë edhe për shoqërinë”, ka thënë Klop. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online