Humbja me Skënderbeun i bën të analizojnë, Kukësi nuk humb kohë për të mësuar nga gabimet

0

Vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit është shumë pak për synimet që Kukësi ka për këtë sezon. Rezultatet e dobta sollën shkarkimin e duros nga posti i trajnerit, ndërsa pasardhësi i tij, Orges Shehi ende nuk e ka zgjidhur ekuacionin e fitores. Humbja e djeshme në Korçë ka bërë që verilindorët të mos humbasin aspak kohë por të nisin nga puna për t’u kthyer në shinat e duhura.

Vetë klubi njofton se skuadra së bashku me stafin teknik përpara seancës së sotme stërvitore kanë bërë një analizë të ndeshjeve të fundit, që kanë qenë negative për ta. Ndërkohë, pas kësaj ekipi kuksian shprehet besimplotë se do të gjejnë ecurinë pozitive në vijim, për të lënë kështu pas këtë periudhë të keqe për ta./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.