Arda Turan, një futbollist i nivelit botëror që shumë shpejt mund të kthehet në një të burgosur të nivelit botëror.
Mesfushori i huazuar nga Barcelona te Bashakshehiri në Turqi është në qendër të vëmendjes për arsyen e gabuar. Para pak ditësh futbollisti i kombëtares turke u përfshi në një konflikt me një këngëtar turk, Berkaj Shahin, të cilit i ngacmoi bashkëshorten. Sherri në një klub nate degjeneroi në dhunë fizike, ndërsa më pas Arda shkoi i armatosur në spital, ku debatoi sërish me Berkaj duke qelluar një herë drejt dyshemesë.
Tani Arda Turan ka mësuar akuzat që rëndojnë ndaj tij: ngacmim seksual, armëmbajtje pa leje dhe dhunë fizike. Edhe Berkaj rrezikon 2 vite burg.
Shpresa e Turan është që të përfitojë nga statusi i tij prej futbollisti me më shumë se 100 ndeshje me kombëtaren, por mbi të gjitha nga fakti se është një mbështetës i deklaruar i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, duke dalë edhe në mitingjet e “sulltanit” turk.